Lajmet e fundit

Fluturimet e gjata të njerëzve mund aq thjeshtë të ndryshojnë kohën e ngrënjes thotë një studim i ri.
Në studimin e parë njerëzor të këtij lloji, hulumtuesit zbuluan se shtyerja e vaktit të ngrënjes për shkak të vonesave, sjell po ashtu neglizhencë të rritjes së nivelit të sheqerit në gjak duke sjellë lëvizje përgjat gjithë ditës, përcjellë Klan Kosova.
Studiuesit thonë se kontrollimi i niveleve të sheqerit në gjak ndihmon për të sinkronizuar orën biologjike të organeve të brendshme të njeriut.
Ata besojnë se gjetjet e tyre mund të sjellin perfitime tek punëtorët në lëvizje të cilë shpesh ndodh të bien në përgjumje të padashur.
Ndërkaq sipas këtij studimi i cili u bë në Universitetin e Surrey, thuhet se ndryshimi i kohës së ushqimit mund të rregullojë metabolizmin e sheqerit pa nevojën e përdorimit të ilaçeve.
Kjo do të na ndihmojë në hartimin e dietave ë ushqyerjes për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore si obeziteti dhe sëmundjet kardiovaskulare tek njerëzit me ritme të tilla të shqetësuara, njofton Klan Kosova.