Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka reaguar pasi që Gjykata Speciale e ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sipas Gucatit, shtyrja e vendimit deri më 20 korrik nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik dhe një padrejtësi që, sipas tij, rëndon mbi historinë e Kosovës.
Ai ka kritikuar procesin në Hagë, duke thënë se që nga fillimi nuk është parë transparencë, paanshmëri dhe drejtësi e vërtetë.
“Në vend të tyre, pamë vetëm montime dhe padrejtësi të veshura me petkun e ligjit. Po tentojnë të gjykojnë lirinë, por liria nuk mund të prangoset. Burrat e mëdhenj të kombit, që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë vetë dëshmia e sakrificës sonë për ekzistencë. Mund ta vonojnë, por kurrë nuk do ta mposhtin të vërtetën. Në fund, pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë mbi çdo intrigë e çdo gjykatë. Lavdi luftës së pastër të UÇK-së.”, ka shkruar Gucati.
https://klankosova.tv/avokati-i-thacit-konfirmon-shtyrjen-e-vendimit-ne-rastin-ndaj-ish-krereve-te-uck-se/
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.