Një shtyllë elektrike po paraqet rrezik për banorët e fshatit Magure në Lipjan.
Një banor i këtij fshati ka dërguar fotografi në redaksinë e Klankosova.tv, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e shtyllës elektrike.
Sipas tij, telat elektrikë kanë nisur të shkëndijnë dhe të marrin flakë, ndërsa është dëmtuar edhe pjesa e sipërme e shtyllës. Ai thotë se shtylla ndodhet pranë shtëpisë së tij, duke shtuar frikën për sigurinë e familjes dhe të banorëve të zonës.
Banori u ka bërë thirrje Komunës së Lipjanit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të eliminuar rrezikun dhe për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.