Lajmet e fundit

Newcastle United pritet që ta transferojë Kenedy si huazim, por Antonio Conte e ka ngadalësuar marrëveshjen shkaku i shqetësimit të reduktimit të skuadrës, kupton Goal.
Kenedy e kishte dëmtuar qëndrimin e tij te Chelsea pasi që ishte dërguar në shtëpi nga turneu i klubit që po mbahej në Kinë, ku kishte publikuar një mesazh fyes për Kinën në Instagram.
Sidoqoftë, Conte u detyrua që ta përfshijë Kenedy në pankinë në humbjen 2:3 të Chelseas nga Burnley në Stamford Bridge.