Justin Bieber e ka shtyrë turneun e tij për herë të dytë.
Fillimisht, këngëtari 27 vjeçari po planifikonte të niste turneun nëpër Amerikën e Veriut në verën e vitit 2020.
Pastaj në prill të vitit 2020, Justin njoftoi se po shtynte të gjithë turneun për shkak të pandemisë globale COVID-19, duke thënë se ai “gjithmonë vinte shëndetin dhe mirëqenien e fansave të tij para së gjithash”.
Justin më pas njoftoi se do të udhëtonte në verën e vitit 2021, me koncertin e tij të parë që filloi më 2 qershor në San Diego.
Të enjten burimet ndanë me Variety se Justin po vonon edhe një herë turneun e tij, për shkak të pandemisë, deri në verën e vitit 2022.
Një deklaratë zyrtare e shtyrjes nga Justin pritet të vijë brenda ditëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.