Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e tyre e parë në shtëpi për këtë sezon të La Ligës do të zhvillohet në Estadi Johan Cruyff (me kapacitet rreth 6,000 ulëse), kundër Valencias më 14 shtator, ora 21:00.
Klubi katalanas e nisi kampionatin me tre sfida radhazi në transfertë, duke shpresuar se rikonstruksioni i Spotify Camp Nou do të përfundonte në kohë. Por inspektimi i fundit nga autoritetet komunale dhe kompania e certifikimit Dekra tregoi se stadiumi, megjithëse në fazë të avancuar, ende nuk ka kushte të plota për të pritur publikun.
Barcelona pret çertifikatën e përfundimit të punimeve, dokument i domosdoshëm për të marrë lejen e hapjes së pjesshme të tribunave, transmeton Klankosova.tv.
Nëse gjithçka shkon sipas planeve, ato mund të hapen javën pasuese, në ndeshjen kundër Getafes.
Ky është shtyrja e tretë e afatit për rikthimin në Camp Nou, pasi më herët klubi kishte paralajmëruar nëntorin, pastaj prillin/maj 2025 dhe madje kishte nisur edhe një fushatë reklamuese për të luajtur Trofeun Gamper në stadiumin e rinovuar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.