Ndeshja e pestë gjysëmfinale e “Play-Off”-it në mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është shtyrë për 24 orë.
Nga e enjtja është shtyrë për të premten, për shkak të punimeve për hendboll në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në ndeshjen e së dielës, mitrovicasit shënuan fitore ndaj Prishtinës në sallën “Minatori” duke e barazuar serinë në 2-2.
Kështu finalisti do të përcaktohet të premten, ku do të përballet me Pejën në finale. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.