Lajmet e fundit

Ndeshja e javës së parë e IPKO Superligës së Kosovës ndërmjet KF “Prishtina” – KF “Gjilani” e përcaktuar për t’u zhvilluar më datë 20.08.2018 në orën 19:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyer për afat të pacaktuar.
Shkak për këtë është mospranimi teknik i stadiumit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
"Komisioni i Garave ka përcaktuar orarin e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës, ku ndeshja KF “Prishtina” – KF “Gjilani” ishte përcaktuar të zhvillohet më datë 20.08.2018 në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:45 nga kompania “Digitalb” që i ka të drejtat televizive të IPKO Superligës.
“Gjatë regjisrimit të ndeshjeve të javës së parë u informua nga KF “Prishtina” dhe MKRS, se kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet me arsyetimin se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pranuar teknikisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për terminin e ri të zhvillimit të kësaj ndeshjeje Komisioni i Garave do t’i njoftojë të dy klubet dhe opinionin me kohë.”- njofton klanKosova
Nga theksimet e lartpërmendura u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi", thuhet në komunikatën e lëshuar nga FKK-ja.