Lajmet e fundit

Ballkani ka barazuar me Llapin 1-1, në kuadër të xhiros së 32- në Superligën e Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Ermal Krasniqin, në minutën e 15-të, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Llapi e barazoi rezultatin me Kastriot Selmanin, në minutën e 62-të, me një goditje të bukur.
Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 70 pikë, pas 32 ndeshjeve, derisa Llapi në pozitën e 4-të me 54 pikë, pas 32 ndeshjeve. /Klankosova.tv/