Lajmet e fundit

Është shtyrë për afat të pacaktuar derbi i javës së 14-të në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.
Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Arsyeja e shtyerjës së lojës është bërë me kërkesë të klubit nga Suhareka, pasi që të enjten kjo skuadër luan në "Fadil Vokrri" ndeshjen e xhiros së pestë kundër ekipit nga Çekia, Slavia Praga.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti.
Ballkani - Prishtina, ishte paraparë të luhej të dielën më 30 tetor.