03.01.2020 · përditësuar para 2378 dite2 min lexim
Dikur, shtretërit për dy fëmijë janë përdorur për ta shfrytëzuar sa më shumë hapësirën në dhomat që nuk kanë qenë të mëdha.
Por, ndonëse edhe sot përdoren për një shfrytëzim sa më maksimal të hapësirës ata tashmë kanë edhe një funksion tjetër.
Shtretërit e tillë janë një mundësi shumë e mirë që fëmijët ta shprehin personalitetin e tyre - nga kështjellat për princesha deri te shtëpitë nga druri.
Në fakt, ditëve të sotme shtretërit për dy fëmijë nuk janë ekskluzivisht vetëm për dhoma që kanë pak hapësirë, sepse ata tashmë përdoren përpos për të fjetur edhe si një vend ku fëmijët mund të luajnë dhe ta shprehin gjithë kreativitetin e tyre.
Më poshtë po ju sjellim disa ide shumë interesante për shtretërit për fëmijët tuaj. Përpos që shtretërit janë shumë funksional dhe gjumi nuk do të jetë më një problem, ata edhe do të argëtohen shumë.
Në fakt, ata janë aq të bukur sa janë ëndrra e çdo fëmije :)
Një shtëpi e ndarë për ata që duan të jenë të pavarur
Shihni më me vëmendje - është edhe një shtrat i tretë
Shtretërit nga druri janë klasikë, por ditëve të sotme duken edhe më bukur
Një udhëtim me autobus për në 'vendin e ëndrrave'
Me këtë shtrat nuk ka nevojë më që fëmijët të ndërtojnë kala
Shtretërit që janë për dy fëmijë mund të jenë edhe të ndarë
A nuk do të donte secili nga ne ta provonte këtë rrëshqitëse?
Kush tha se shtretërit duhet të jenë domosdoshmërisht të vendosur njëri mbi tjetrin?
Të gjitha shtëpitë duhet të jenë të dekoruara për Krishtlindje