Lajmet e fundit

Duke mos pirë duhanin, duke mbajtur fizikun tuaj në peshë të shëndetshme dhe duke frenuar veten në raste të ndryshme, ju mund të shtoni 12 vjet të tjera të jetës tuaj.
Kështu thotë një hulumtim i ri i bërë në një universitet të Gjermanisë, ku rekomandon se gratë që bëjnë një jetesë të shëndetshme mund të t’u shtojnë jetës së tyre dhe disa vite më shumë, ndërsa burrat s’mund të zgjasin jetën e tyre në më shumë 11 vjet, transmeton Klan Kosova.
Duke pirë alkoolin në mënyrë të kontrolluar, ju shtoni shtatë vjet më shumë në jetën tuaj. Këto vite shtesë qëndrojnë pa ndonjë aftësi të kufizuar thotë studimi.