Është rifunksionalizuar Klinika e Mjekësisë Sportive për pacientët me COVID-19, disa muaj pasi ishte mbyllur pas rënies së rasteve të hospitalizimeve ku për vetëm tri ditë ajo i mbushi gjitha vendet.
Sipas infektologut Izet Sadiku, Mjekësia Sportive është e destinuar për pacientët me oksigjenoterapi, teksa ata me intubim do të trajtohen në Intensiven Qendrore.
Vetëm këtë të premte u shënuan 2250 raste të reja pozitive, ndërkaq me valën e re u shtuan edhe pacientët e shtrirë në klinika tjera.
Në mesin e tyre janë edhe 20 të vaksinuar, megjithëse gjendja e tyre është më e mirë ani pse janë në moshë më të shtyrë. Trajtim po marrin edhe 14 gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilat janë në gjendje shëndetësore stabile.
https://www.youtube.com/watch?v=48exaZvuzt0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.