Lajmet e fundit

Veprimtari i shquar i lëvizjes atdhetare, etnografi, arkeologu dhe shkrimtari shqiptar, Shtjefën Gjeçovi lindi po me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës.
Gjeçovi kaloi edhe fëmijërinë e hershme 11km larg Prishtinës, e pastaj vazhdoi kolegjin françeskan në Troshan të Lezhës.
Ai mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni e visar gjuhësor, gjithashtu kishte përgatitur monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, petagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letersi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, pergaditi vëllime me dokumente për historinë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.
U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku sherbente si famullitar.
Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit tokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit.
Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gati ligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin.