Një person është arrestuar në fshatin Vraniq të Suharekës pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton policia, përcjell Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.