Një burrë është arrestuar në Prizren, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia ka konfiskuar armën me gaz, e cila raportohet se është përdorur në rastin e lartpërmendur, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.