Një burrë është arrestuar në Podujevë, i cili dyshohet se shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar dy pistoleta, njëra me gaz, dhe nëntë fishekë, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 9 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.