Një person është shoqëruar në stacionin e policisë në Gllamnik të Podujevës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë me gaz në një aheng familjar.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte dorëzuar armën dhe me pëlqimin e tij është kryer një kontroll në shtëpinë e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.