Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se derisa ishte dukë lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij.
Si pasojë, i është dëmtuar goma e makinës, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte dukë lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij me ç’rast i kishte dëmtuar gomën e veturës”, thuhet në raportin e policisë.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, policia nuk ka hasur të dyshuarit dhe nuk kanë gjetur gëzhoja. Rasti është nën hetime.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.