Në 25 vjetorin e rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, u bënë homazhe tek shtatoret e tyre në sheshin e Podujevës.
Për nderime tek shtatoret dhe varri i 3 dëshmorëve ishin edhe kryeministri, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Kjo e fundit ngriti në piedestalin më të lartë ushtarët e orëve të para të luftës, derisa kreu i ekzekutivit tha se 3 luftëtarët e rritën besimin e popullit në UÇK.
Gjatë ditës në nderim të dëshmorëve u zbulua një pllakë përkujtimore në shkollën e Orllanit si dhe u dhurua gjak në kullën e memorialit.
https://www.youtube.com/watch?v=FxD0eiFUFRY
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.