Lajmet e fundit

Gjermanët në shtetin e Brandenburgut sot po votojnë në zgjedhjet rajonale me Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) që pritet të përfundojë e para, duke u mbështetur në sukseset në shtetet e tjera lindore dhe duke mposhtur socialdemokratët e kancelarit, Olaf Scholz në një nga bastionet e tyre tradicionale.
AfD u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, në Turingi, më 1 shtator dhe sapo humbi vendin e parë në Saksoni në të njëjtën ditë, raporton “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, partitë e tjera refuzojnë të punojnë me AfD-në në qeveritë e koalicionit dhe duke qenë se ajo nuk fitoi shumicën në Turingi apo Saksoni dhe nuk ka gjasa ta bëjë këtë në Brandenburg.
AfD është një nga disa grupe të së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet për një ngadalësim ekonomik, imigracionin dhe luftën në Ukrainë - shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore. Ajo po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësia për përleshjet e brendshme në koalicionin federal trepartiak të Scholz.