Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka organizuar, këtë të hënë, një tryezë me temën bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, thotë se gjatë javës do të dorëzohet grupi i parë i propozimeve për mbrojtjen e përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore.
“Kemi filluar me plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës, i cili do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore sipas standardeve dhe parimeve ndërkombëtare," deklaroi Çeku.
Të gjitha asetet do të mbështeten edhe nga Komisioni për Arsim dhe Kulturë në Kuvendin e Kosovës.
Këtu u përmend edhe programi i sistemit të integruar për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, përmes të cilit do të sigurohet përfshirja e të gjitha të dhënave të trashëgimisë kulturore në një platformë të përbashkët.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arjeta Sinani.
https://www.youtube.com/watch?v=hBEPAcCix5Q
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.