Shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.
Në një letër të këtyre shteteve thuhet se shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara e inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Më 22 Mars, një Qeveri e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit. Një nga provat kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i marrë në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë".
"Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese", thuhet në letrën e shteteve të QUINT-it të publikuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.