Lajmet e fundit

Në mesin e vendeve që në botë numërohen për të pasurit një grua për presidente është edhe Kosova. Atifete Jahjaga qëndron në krye të shtetit që nga prilli i vitit 2011, e gjatë këtij viti ajo pritet ta dorëzojë mandatin e saj. Jahjaga ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të kandidojë përsëri për postin e të parës sën vendit.
Kolinda Grabar-Kitarović, është gruaja që qëndron në krye të Kroacisë. Ajo ka që nga shkurti i vitit 2015 që është në funksionin e të parës së shtetit.
Edhe Liberia udhëhiqet nga një grua. Ajo është presidentja Ellen Johnson-Sirleaf që nga viti 2006-të.
Argjentina po ashtu në krye të shtetit ka një grua. Presidentja Cristina Fernandes de Kirchner u bë e para e vendit që nga viti 2007.
Bangladeshi, ndonëse një vend i pazhvilluar ekonomikisht e që cilësohet si vend ku dhunohen të drejtat e njeriut, për Kryeministre ka një grua. Sheikh Hasina Wajed, është presidentja e këtij vendi që nga viti 2009.
Polonia që tri herë radhazi ka një grua në krye të ekzekutivit. Ishte Hanna Suchocka, Ewa Kopacz e tani Beata Szydlo gratë që po udhëheqin me kryeministrinë polake. Szydlo u bë kryeministre në vitin 2015.
Përgatiti KlanKosova.tv