Dogana bashkë me Policinë e Kosovës, ditën e diele në magjistralen Bujanocë-Gjilan, kanë ndalur një automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme të firmave të mbrojtura, raporton Klankosova.tv.
Sipas një njoftimi të doganës, mallrat nuk kishin dokumente përcjellëse, dhe se dyshohet se janë kontrabanduar në Kosovë.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.
Ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.