Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje kosovare.
Sipas raportit zyrtar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.