Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se hajnat kanë hyrë në banesën e saj në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, në mesin e gjërave që janë vjedhur nga banesa, janë vjedhur bizhuteri e stoli ari.
Pas raportimit, Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 06.04.2026 – NN. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në banesën e saj është kryer vjedhje. Sipas viktimës nga banesa i ishin vjedhur bizhuteri, stoli ari dhe një palë syza. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.