Lajmet e fundit

Të shpikura nga Jay Shafer, popullariteti i “Tumbleweed Tiny Houses” është rritur me kalimin e kohës. Shafer kishte ndërtuar një shtëpi të tillë ëpr veten në vitin 1997, dhe sipas tij ajo ishte një mënyrë që ta ruante ambientin.
Ndërsa sot, ai dhe ekipi i kompanisë Tumbleweed kanë krijuar shtëpi të tilla të vogla të llojllojshme në madhësi të ndryshme, por koncepti mbetet i njëjtë.
Sipas ueb faqes zyrtare të tyre, shtëpitë ndërtohen me në fokus dritën, ngrohtësinë, energjinë, efiçiencën dhe proporcionalitetin, dhe kjo bëhet duke i minimizuar zonat e transitit si korridoret dhe shkallët.