Prona private e lexhendës Prince, e po ashtu edhe studioja e tij, do të hapen për publikun gjashtë muaj pas vdekjes së tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari i famshëm, kishte vdekur në pronën e tij 65,000 metra katrorëshe në Minneapolis në Prill të këtij viti.
Kompania që ka marrë nën përkujdesje shtëpinë e tij në Paisley Park, do ta bëjë hapjen e kësaj prone për publikun, me 6-të tetor.
Motra e Prince, Tyka Nelson, ka thënë se hapja e shtëpisë së tij për vizitorët, është diçka që princ ka dashur ta bëjë gjithmonë.
Ai kishte vdekur nga mbidoza e qetësuesve.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.