Njerëzit në Taipei, vizituan një shtëpi tre katëshe por një të tillë rrallë që mund të keni parë diku.
Është gjithnjë arsyeja e të qenurit mjeshtër dhe dijetar për të arritur mendja juaj të krijoj gjëra artistike.
Prandaj videoja në vazhdim do të ju tregoj pamjet e një shtëpie e cila e tëra është me kokën poshtë, përcjellë Klan Kosova.
Një shtëpi e tillë e cila edhe gjërat brenda saj ka në një formë krejt ndryshe ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve pasi që ajo është mobiluar në stilitn e shtetit amerikan e që të gjitha orienditë janë të vendosura me kokë poshtë për nga tavani.
Ndërtimi i një shtëpie të tillë ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2015 por që u shtye për shkak të shiut deri në janar, megjithëse punëtorët bënë të pamundur për të pëmbushur afatin, përcjellë Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=BBg0-zCrKIY&feature=youtu.be
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.