Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar sanksione kundër Rusisë për vdekjen e Alexei Navalny.
Sanksionet do të synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalny si dhe sektorin financiar të Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithashtu se po vendos kufizime të reja të eksportit për afro 100 subjekte për ofrimin e "mbështetjes së pasme për makinën luftarake të Rusisë".
Më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë janë shpallur sot nga SHBA.