Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë po përsërit se Izraeli duhet të ketë një plan të besueshëm për të mbrojtur njerëzit në Rafah përpara se të nisë një ofensivë gjithëpërfshirëse në përpjekje për të eliminuar Hamasin nga qyteti jugor i Gazës.
"SHBA-ja nuk po i kundërshton aspiratat izraelite për të shkuar në Rafah për të hequr Hamasin. Por nuk është e këshillueshme të hysh në një mënyrë të madhe pa një plan të besueshëm për miliona njerëz që strehohen në Rafah. Izraeli ka detyrimin t'i mbrojë ata”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Ai këtë e tha në konferencën për media të Shtëpisë së Bardhë pak çaste më parë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.