Lajmet e fundit

Gratë që e lënë për më vonë të kenë një fëmijë janë më të rrezikuara ndaj komplikimeve më të rënda, paralajmërojnë ekspertët.
Ato që bëhen nëna mbi 44 vjeç, kanë dyfish më shumë gjasa të vdesin ose të vuajnë një gjendje të rëndë sesa ato që bëjnë fëmijë në moshën 20 vjeçare, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Ato kanë gjithashtu shumë më shumë gjasa që të përfundojnë në kujdesin intenziv.
Ndërsa shumë studime kanë sugjeruar se nënat më të moshuara kanë më shumë gjasa të sjellin në jetë fëmijë të prekur nga autizmi dhe sindromi Down, ka më pak kërkime rreth rrezikut rreth shëndetit të vetë nënave.
Dr. Sarka Lisonkova, profesoreshë në mjekësinë e maternitetit në Universitetin e Kolumbisë në Kanada, thotë: “Gratë zakonisht shqetësohen për foshnjat e tyre dhe jo aq shumë për implikimet në shëndetin e tyre.”
Nënat më të moshuara i ekspozohen një rreziku më të lartë, sepse ato kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë dhe të sëmura.