19.03.2019 · përditësuar para 2674 dite1 min lexim
Pasi i shkruajti Celine Dionit, shtatëvjeçarja Anjali Singh u ftua në skenë që të këndojë bashkë me Dion në koncertin e saj në Las Vegas.
Shtatëvjeçarja bashkë me këngëtaren e saj të preferuar të cilës i kishte shkruar edhe një letër kanë kënduar hitin e Celine Dion “I Surrender”.
Vajza e vogël kishte udhëtuar nga Los Angeles bashkë me prindërit e saj për ta parë performancën e këngëtares që e adhuron, në Caesars Palace’s Colosseum në Las Vegas.
Sapo Singh nisi të këndojë këtë hit të vitit 2002, të gjithë të pranishmit nisën ta duartrokisnin vogëlushen.
Madje këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” i ka kërkuar Anjali Singh një autograf.
“A mund të më japësh një autograf. Emri im është Celine”, ka thënë ajo me shaka.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.