Lajmet e fundit

Pamjet e publikuara në mediat e huaja, tregojnë momentin e dy fëmijëve të cilët vendosën të luanin në një pjesë të rrezikshme të objektit të tyre të banimit.
Ngjarja e frikshme ka ndodhur në një qytet të Kinës, ku për një moment një vajzë dhe një djalë të moshës shtatëvjeçare, shihen teksa ndjekin njëri-tjetrin ndërsa kalojnë nga njëra dritare në tjetrën, transmeton Klan Kosova.
Ende është e paqartë se për sa kohë fëmijët kanë luajtur në parvazin e dritares së katit të 11-të të ndërtesës.
Raportohet se prindërit e tyre nxituan për në shtëpi pasi u lajmëruan nga policia.
Për më shumë shikoni videon e publikuar më poshtë, ku paraqesin më së miri momentin e fëmijëve teksa qëndrojnë në parvazin e dritares së tyre.