Lajmet e fundit

Çrregullimi i të ngrënit mund të prekë këdo, që nga vajzat adoleshente e deri te meshkujt e moshës së mesme. Rreth 30 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga një çrregullim i të ngrënit dhe ky numër përfshin shumë vipa.
Demi Lovato

Demi Lovato është bërë një folëse jozyrtare për femrat e reja me çrregullime në të ngrënë që prej trajtimit të saj për bulimi dhe anoreksi në 2010-ën. Ajo në një intervistë deklaroi: “Jetova shpejt dhe do të vdisja e re. Nuk mendoja se do të arrija në moshën 21-vjeçare.” Ajo tashmë është fokusuar në shëndetin e saj në përgjithësi dhe palestër, si pjesë e procesit të saj të rikuperimit. Demi përdorë fitnesin si një mënyrë që të menaxhojë edhe çrregullimin e saj bipolar.
Diana, Princesha e Uellsit

Princesha Diana foli publikisht për problemin e saj me buliminë dhe dëmtimin e vetes në 1994-ën. Në fjalimin e saj publik, ajo tha, “Jam e sigurt se zgjidhja varet nga individi, por me ndihmën e profesionistëve, familjes dhe miqve, personat që vuajnë nga çrregullimet me të ngrënët mund të gjejnë një mënyrë më të mirë për t’ia dalë mbanë.” Fjalimi i saj i guximshëm mbi çrregullimet e të ngrënit dhe vështirësitë e saj personale u dhanë kurajën shumë njerëzve që të flisnin për çrregullimet e tyre me të ngrënit.
Russell Brand

Russell Brand mund të njihet për deklaratat e tij mizore, por aktori dhe komediani ka folur për vështirësitë e tij me buliminë dhe abuzimin me substancat narkotike kur ka qenë adoleshent. Në një intervistë, Brand tha: “Ishte e pazakontë te djemtë dhe mjaft turpëruese, por zbulova që ishte euforike.” Brand tashmë flet për faktin se është esëll dhe vegan dhe madje ka ndihmuar për të mbledhur para për programet që ndihmojnë personat me varësi ndaj lëndëve narkotike.
Lady Gaga

Në 2012-ën Lady Gaga zbuloi në site-in e saj Little Monsters se ajo vuante nga anoreksia dhe bulimia që prej moshës 15- vjeçare. Ajo postoi për ciklet e rënies në peshë dhe fitimit të peshës përmes fotove. Fondacioni i saj Born This Way lidh të rinjtë me burime që i ndihmojnë me imazhin e trupit të tyre, me bullizmin, drogën dhe problemet me alkoolin. Kjo organizatë jofitimprurëse ekziston për të informuar të rinjtë se nuk janë vetëm dhe të ndihmojë në krijimin e një botë më të dhembshur. Ajo vazhdon të inkurajojë të gjithë ata persona të cilët vuajnë me imazhin e tyre duke thënë, “Është me të vërtetë e vështirë, por duhet të flisni me dikë për këtë.”
Jane Fonda

Jane Fonda është një ndër gratë e para të famshme e cila ka folur hapur për çrregullimet e saj me të ngrënët. Ajo zbuloi se vuante nga bulimia që në moshën 12-vjeçare. Fonda fajëson mënyrën se si është rritur për faktin se vuante nga çrregullimet me të ngrënët duke thënë,” Jam mësuar se nëse doja që të më donin duhet të isha e dobët dhe e bukur. Kjo çon në shumë probleme.” Ajo është përpjekur të rrisë ndërgjegjësimin mbi anoreksinë dhe buliminë. Duke folur hapur për luftën 30-vjeçare me çrregullimin e të ngrënit, ajo është bërë një shembull për gratë e të gjitha moshave.
Elton John

Elton John ka një histori të gjatë me abuzimin me alkoolin, abuzimin me drogën dhe buliminë. Ai ka ndjekur një program për varësinë e tij ndaj drogës dhe bulimisë. Për vite me radhë ishte shumë e vështirë për të të pranonte se kishte një problem, por ashtu si ai i tha Larry King, “Sapo I thashë këto fjalë [kam nevojë për ndihmë] e dija se do të bëhesha më mirë dhe isha I vendosur të bëhesha më mirë”, shkruan bodro.al. Ai ka folur edhe për faktin se sa shumë e ndihmoi fakti se edhe mikesha e tij e ngushtë Princesha Diana vuante gjithashtu nga bulimia. Që prej asaj kohe ai e pranon veten ashtu siç është. Tashmë është fokusuar te familja e tij dhe puna humanitare në Fondacionin The Elton John AIDS.
Alanis Morissette

Këngëtarja Alanis Morissette ka vuajtur nga anoreksia që kur po luftonte për të hyrë në industrinë e muzikës. Ajo vuante nga një presion i madh si një femër e re në sytë e publikut. Morissette arriti ta kalonte këtë problem duke kryer vizita me një terapeut dhe tashmë është mendjehapur për këtë temë.