Në furgon pasagjerësh që transportonte turistë u përplas me një kamionetë në një aksident pranë Parkut Kombëtar Yellowstone, duke lënë shtatë persona të vdekur, raportoi policia shtetërore e Idahos të premten.
Shkaku i aksidentit, mbetet nën hetim, sipas një njoftimi për shtyp të policisë shtetërore.
Furgoni i pasagjerëve Mercedes po transportonte një grup turistësh me gjithsej 14 pasagjerë në automjet pranë Liqenit Henry kur u përplas me një kamionetë Dodge Ram me vetëm shoferin në bord dhe shpërtheu në flakë, tha policia, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjashtë persona nga furgoni dhe shoferi i kamionetës vdiqën, sipas policisë.
Aksidenti ndodhi në Autostradën Amerikane 20 pranë Liqenit Henry në Idahon lindore, rreth 20 milje në perëndim të Parkut Kombëtar Yellowstone.
Policia shtetërore tha se Autostrada 20 ishte e mbyllur në të dyja drejtimet për gati shtatë orë, ndërsa ekipet e emergjencës dhe transportit punuan për të menaxhuar vendin e ngjarjes dhe për të pastruar rrugën.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.