Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit atje janë shëruar 332 pacientë nga COVID-19 teksa janë bërë dy mijë e 825 testime, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 417 raste pozitive, janë shëruar 149 mijë e 292 pacientë, kanë vdekur nga COVID-19 5 mijë e 455 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 670 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.