Lajmet e fundit

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur dje në rajonin e Pejës.
Tre persona u lënduan në një aksident mes dy veturash në udhëkryqin e Banjës së Pejës, përkatësisht në fshatin Baicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ndërkaq, disa orë më vonë, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Ozdrim, ku janë përplasur dy vetura, ka bërë të ditur gazetari korrespondent Valdrin Daci.