Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Indi, në përpjekje për të realizuar një selfie, ka raportuar policia indiane, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Sipas policisë në Kanpur, në distriktin Uttar Pradesh, një grup njerëzish kishin shkuar për not në lumin Ganga, kur njëri nga ta vendosi të bënte një selfie.
Mirëpo gjatë kohës sa po e realizonte, ai e humbi ekuilibrin dhe u rrëmbye nga rryma.
“Të gjashtë të tjerët që ishin miq të tij, më pas janë zhytur një mbas një në përpjekje që ta shpëtojnë njëri tjetrin, mirëpo janë mbytur”, ka thënë një zyrtar indian.
Në fillim të këtij viti, autoritetet në Indi, kishin deklaruar 16 zona ku ndaloheshin fotografitë “selfie” në Mumbai, pasi ka pasur një numër të madh vdekjesh tragjike të njerëzve që provuan t’i bënin fotografi vetes.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.