Lajmet e fundit

Të dielën mbrëma filloni përgatitjet për javën e re
Sa më i qetë është mengjesi, aq më e mirë parashihet dita, andaj shfrytëzojeni të dielën mbrëma për përgatitje e veshjeve dhe gjërave që ju nevojiten.
Pushoni dhe përgatituni psiqikisht për të filluar javën e re.
Përgatiteni një mengjes që ju e keni për qejf
Për një ditë sa më të mirë, rëndësi ka ushqimi.
Ju çdo mëngjes përgatiteni ushqimin që e preferoni më shumë.
Kjo ju shton disponimin gjatë ditës.
Planifikoni ushtrimet e mëngjesit
Ushtrimet e mëngjesit padyshim që duhet ti planifikoni.
Vëni në lëvzje trupin për të ngritur nivelin e aktivitetit në trupin tuaj.
Me këto ju zgjoheni nga "gjumi".
Ndëgjoni muzikë
Edhe muzika ka shumë rëndësi në fillim të mbarë.
P.sh kënga "Because I'm Happy", e Pharell Williams do të ishte një ide e mirë.
Gjithsesi në kuadër të aktiviteteve hynë edhe ecja në mbrëmje në ajër të pastër si dhe shikimi i ndonjë seriali apo filmi që ju e pëlqeni shumë.