Lajmet e fundit
Skuadra mbretërore ka përmirësuar paraqitjet në ndeshje të parasezonit, krahasuar me vitin e shkuar dhe vitet paraprake.

Real Madridi ka shënuar shtatë gola në ndeshjet e deritashme të parasezonit, por asnjëri nga futbollistët nuk ka shënuar dygolësh.
Megjithëse ndeshja e parë kundër Romës u mbyll pa gola, Reali ka përmirësuar formën në dy ndeshjet e fundit. Golat nga Benzema, Crisiano, Pepe dhe Cheryshev në fitoren 4-1 ndaj Manchester Cityt, treguan forcën e vërtetë të skuadrës mbretërore.
Në ndeshjen e të hënës që u luajt në Kinë, golat u shënuan nga Jese, Varane e James, duke e gozhduar Interin.
Këto rezultate janë në kontrast me ato të parasezonit të vitit të shkuar, që u karakterizua me performancë të dobët, pak gola dhe humbje. Nën urdhrat e Ancelottit, Real Madridi pati barazuar me Interin dhe pati humbur ndaj Romës, Unitedit dhe Fiorentinës.