Lajmet e fundit
Real Madrid ka dështuar të fitojë diçka këtë sezon. Arsyet janë të shumta, ne kemi listuar shtatë.

1.Mungesa e rotacionit të ekipit
Lojtarët kanë prekur të shterrur fundin e stinorit.
2.Mungesa e Modric dhe lëndimet tjera
Lëndimi i dirixhentit të mesfushës në momentin kyq të stinorit.
3.Shterrimi i Ronaldos
Është e vështirë të fajësohet dikush që ka shënuar mbi 50 gola gjatë sezonit, por performancat e tij kohëve të fundit lënë shumë për të dëshiruar.
4.Mosguximi për t'u dhënë besimin zëvendësuesve
Illaramendi, Lucas Silva, Chicharito, Khedira, Coentrao, Jese; të gjithë këta kanë luajtur në minimum, duke e bërë këtë një kampanjë të gjatë për startuesit.
5.Bale, i pavërejtur
Uellsiani është një prej lojtarëve kyq të Ancelottit, por performanca e tij këtë stinor nuk ka qenë as afër pritshmërive.
6.Dështimet kundër skuadrave të mëdha
Mbretërit kanë dështuar të mposhtin skuadrat e mëdha. Juventus është e fundit në listë, ku hyjnë Barcelona e Atletico Madrid.
7.Moszgjidhja e problemeve nga Ancelotti
Lidershipi i Don Carlos është kontestuar nga fansat. Rënia e formës së ekipit nuk është përkthyer në ngritje të aftësisë për të zgjidhur problemet nga Ancelotti.