30.11.2022 · përditësuar para 1331 dite1 min lexim
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas ShSKUK-së, organet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje”.
“Organet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje”.
“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes”.
“Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke i kryer hetimet”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.