Një javë pasi Klan Kosova kishte raportuar se në ShSKUK ende nuk është hapur një konkurs për punësimin e anesteziologëve të rinj, ani pse thirrjet ishin të shpeshta, nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar tek këtë të hënë u konfirmua se një konkurs i tillë pritet të hapet në ditët vijuese.
ShSKUK për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka tha se ka qenë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë për hartimin e një plani për hapjen e konkursit për anesteziologë në të gjitha njësitë përbërëse të ShSKUK-së, përfshirë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në një mbledhje të bordit në janar, ishte theksuar se konkursi do të hapej sapo të bëhet një numër më i madh i anesteziologëve.
https://klankosova.tv/profili-deficitar-20-anesteziologe-te-rinj-rrine-te-shpija-video111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.