Në emisionin “Diaspora”, në Klan Kosova, u inkuadrua shqiptarja nga Arabia Saudite, Sindi Mullaj, ku foli për situatën aktuale, pas sulmeve të Iranit.
Sindi, që jeton tash e sa vite në Riad, njoftoi se sulme ka vazhdimisht, ku si pasojë, dy qytetarë edhe u vranë.
“Ka patur dy viktima që kanë qëlluar kur kanë pritur dronët, raketën, copat e tyre kanë rënë mbi një zonë të banuar në Riad, dhe natyrisht kjo është një gjë për t'u preokopuar. Por përvec këtyre nuk pati fatmirësisht të tjera dhe situata po vijon normalisht”, tha ajo.
Madje ajo thotë, se numri i raketave nga Irani në drejtim të Riadit, janë intensifikuar shumë ditëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.
“Ka pasur shumë goditje, mbi 95 ka qenë para dy ditëve, por që nën zonën ku jetojmë është në rregull. Falë Zotit këtu sistemi i mbrojtjes është i sofistikuar dhe po shkatërrohen shumica prej tyre”, deklaroi Mullaj.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa vendet e Gjirit Persik po përballen me rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve të raportuara me dronë.
https://www.youtube.com/watch?v=9Cn5j4775kw
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.