Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani ka deklaruar se vendi është në gatishmëri, në qoftë se Irani do ta sulmojë.
Në emisionin “Kosova Today”, Ita Gani ndër të tjera potencoi se Izraeli është në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
“Situata në Izrael është në gatishmëri, sepse e dimë, topi është në duart e Iranit. Dhe natyrisht që Izraeli është qendra kryesore e Iranit për ta goditur. Dhe Izraeli i ka marrë të gjitha masat në qoftë se do të fillojë kjo luftë, për çka mendoj se do të jetë më e vështirë se e para. Por Izraeli është në bashkëpunim me Amerikën, dhe nga momenti që presidenti Trump do të marr një vendim, nëse do vazhdojë luftën apo rrugën diplomatike, Izraeli është pjesëmarrës”, tha Ita Gani në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=gb7a68MBBk0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.