Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet i shtruar në spital në Itali në rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Milano dhe policia ka ndërhyrë në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.
Mediat italiane raportojnë se adoleshenti është qëlluar nga partneri i mamasë së tij, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare.
18-vjeçari është goditur në qafë pas një debati mes tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.