Lajmet e fundit

Në Garën Ndërkombëtare të Karikaturës “Aydin Dogan”, fitues ka dalë karikaturisti shqiptar Agim Sulaj.
Karikatura e Sulaj, ka fituar vendin e parë, në mesin e 237 karikaturave finaliste që morën pjesë në këtë garë.
Karikatura e shqiptarit Sulaj, e cila e fitoi vendin e parë, trajton terrorin dhe pasojat e tij te njerëzit, ndërsa fenomeni terrorizëm duhet të kundërshtohet në të gjitha mënyrat.
Kjo juri ka analizuar 237 karikaturat e 205 artistëve që vijnë nga 46 shtete.
Ndërsa si rezultat, fitues ka dalë karikaturisti shqiptar 50 vjeçar Agim Sulaj. Vendin e dytë e fitoi Mohsen Nouri Najafi nga Irani dhe Jalal Pirmarzabad gjithashtu nga Irani.
Fituesi i kësaj gare, Sulaj do të shpërblehet me 8 mijë dollarë, vendi i dytë dhe i tretë me 5 mijë respektivisht 3 mijë dollarë.