Lajmet e fundit

Talenti shqiptar, Fabio Sakaj është drejt transferimit te Sasuolo në Serinë A. Sipas “Calciomercato.com” 17 vjeçari i Modenas pritet të ndryshojë ekip pasi të dy klubet e kanë nisur kontaktet.
Objektivi i Modenas është që të përfitojë sa më shumë nga kartoni i Fabio Sakajt. Para pak kohësh thuhej se Sakaj mund të kalonte tek Interi pasi klubi zikaltër dëshironte ta huazonte për 18 muaj me të drejtë blerje.
Për Sakajn më parë ishte interesuar edhe Juventus dhe Suonsi. Fabio Sakaj luan si mesfushor dhe ka debutuar në Serinë B me Modenan, duke e nisur herët karrierën e profesionistit pak pasi i kishte mbushur 17 vjeç, shkruan PanoramaSport.